August 11, 2026
1 min read

Sulm ndaj policëve në Vushtrri, dy persona përfundojnë në mbajtje

Dy persona janë arrestuar në Vushtrri, nën dyshimin se kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth mesditës, në rrugën “Bedri Pejani”.

Si pasojë e incidentit, disa zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë tretman mjekësor.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti mbetet nën hetim nga organet kompetente.

Latest from Blog

Go toTop