August 11, 2026
1 min read

Morina inspekton punimet në rrugën Dollc-Gjakovë: Kërkohet përshpejtimi i punimeve

Zëvendësministri Zef Morina ka inspektuar punimet në segmentin rrugor Dollc-Gjakovë, ku ka parë nga afër ecurinë dhe dinamikën e projektit.

Gjatë vizitës është vlerësuar se punimet po vazhdojnë, por ritmi aktual është më i ngadalshëm se sa ishte planifikuar.

Morina i ka kërkuar kontraktuesit të rrisë kapacitetet operative, duke shtuar mekanizmin dhe fuqinë punëtore, si dhe duke përmirësuar organizimin e punës.

Qëllimi është që punimet të përshpejtohen dhe projekti të përfundojë brenda afateve të përcaktuara me kontratë.

Latest from Blog

Go toTop