Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka apeluar te qytetarët që të tregojnë kujdes ndaj rrezikut nga malaria, veçanërisht ata që udhëtojnë në vende ku kjo sëmundje është e pranishme.
IKShPK-ja rekomandon që para udhëtimit qytetarët të informohen për rrezikun dhe të marrin masat e nevojshme për t’u mbrojtur nga pickimet e mushkonjave.
Instituti u bën thirrje personave që kanë qëndruar në zona me rrezik të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore nëse pas kthimit shfaqin temperaturë, dhimbje koke, lodhje, dobësi, të përziera ose vjellje.
Sipas IKShPK-së, informimi dhe masat parandaluese, së bashku me reagimin në kohë, janë të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit.