August 11, 2026
1 min read

Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më pak rëndësi ka prania e forcave në urën qendrore

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka bërë të ditur se ura e re mbi lumin Ibër, e cila është në ndërtim, po merr formë dhe pritet të bëhet pjesë e infrastrukturës së qytetit.

Përmes një videoje, Peci ka thënë se ndërtimi i urës ka qenë një prej zotimeve të tij në zgjedhjet lokale dhe se projekti po realizohet me mbështetjen e Qeverisë.

Ai ka treguar se ura do të ketë edhe një rëndësi shtesë, pasi në afërsi të saj është planifikuar ndërtimi i spitalit rajonal të Mitrovicës.

Peci e ka lidhur ndërtimin e urës edhe me situatën në urën qendrore të qytetit, duke thënë se rritja e numrit të urave në Mitrovicë e zvogëlon rëndësinë e pranisë së forcave atje.

“Sa ma shumë ura në Mitrovicë që po ndërtohen, aq më shumë i bie vlera dhe rëndësia e prezencës së forcave të panevojshme në urën qendrore të Mitrovicës”, ka deklaruar Peci.

Latest from Blog

Go toTop