August 11, 2026
1 min read

Thaçi mbetet në paraburgim deri në aktgjykim, vendimi final shpallet më 16 shtator

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të qëndrojë në paraburgim të paktën deri në shpalljen e aktgjykimit në Hagë, në rastin ku akuzohet së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Trupi Gjykues, për herë të 27-të, ka refuzuar kërkesën për lirimin e Thaçit me kusht. Sipas vendimit të 10 gushtit, gjyqtarët kanë vlerësuar se vazhdon të ekzistojë rreziku që ai të pengojë procedurat ose të ndikojë te dëshmitarët, ndonëse nuk kanë gjetur informacion të mjaftueshëm për të konstatuar se ai do t’i shmangej drejtësisë nëse lirohej.

Ndërkohë, seanca për shpalljen e aktgjykimit final është caktuar për 16 shtator 2026.

Kryegjyqtari Charles Smith ka urdhëruar gjithashtu që palët të mos dorëzojnë më parashtresa lidhur me rishikimin e ardhshëm të paraburgimit, i cili ishte planifikuar për 9 tetor. Sipas vendimit, ky shqyrtim nuk është më i nevojshëm në këtë fazë, pasi aktgjykimi pritet të shpallet më herët.

Thaçi vazhdon të mbahet në paraburgim edhe në rastin tjetër, ku akuzohet për vepra që lidhen me pengimin e drejtësisë në Gjykatën Speciale.

Latest from Blog

Go toTop