August 11, 2026
1 min read

Plagosja në Istog, policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Vezir (Ramush) Hazirajn, i lindur më 21 shtator 1997, i cili dyshohet se është i përfshirë në rastin e plagosjes së ndodhur të premten në fshatin Orrobërd të Istogut.

Sipas Policisë, Haziraj konsiderohet person i armatosur, ndërsa qytetarët janë të lutur të mos i afrohen dhe çdo informacion për vendndodhjen e tij ta raportojnë te autoritetet.

I dyshuari ishte shfaqur ditë më parë përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, duke deklaruar se ndodhej në arrati.

Latest from Blog

Go toTop