August 11, 2026
1 min read

Gjakovë: Përleshja përfundoi me të shtëna, kërkohet paraburgim për tre persona

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur hetimet për përleshjen e 10 gushtit, e cila pas një mosmarrëveshjeje eskaloi me të shtëna me armë zjarri, ku një person mbeti i plagosur.

Tre të dyshuarit, H.D., A.D. dhe E.G., janë ndaluar për 48 orë, ndërsa një i mitur është ndaluar për 24 orë.

Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë caktimin e paraburgimit për tre të pandehurit.

H.D. dyshohet për vrasje në tentativë dhe posedim të paautorizuar të armës, ndërsa A.D. dhe E.G. për pjesëmarrje në rrahje.

Edhe i mituri dyshohet për pjesëmarrje në rrahje, por rasti i tij do të procedohet në procedurë të rregullt.

Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.

Latest from Blog

Go toTop