Komisioni Disiplinor i Trepça Sh.A. ka marrë vendime disiplinore ndaj gjashtë punonjësve të Njësisë Biznesore “Miniera me Flotacion” në Kishnicë dhe Artanë.
Pas shqyrtimit të rasteve dhe dokumentacionit përkatës, Komisioni ka vendosur që A.G. dhe K.A. të largohen nga puna, në përputhje me rregulloren për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të ndërmarrjes.
Ndërkohë, ndaj katër punonjësve të tjerë, F.Z., Z.A., A.M. dhe M.Z., janë shqiptuar masa disiplinore, përfshirë gjobë në pagë dhe ulje në pozitë.
Trepça ka bërë të ditur se të gjithë të prekurit kanë të drejtë ankese ndaj vendimeve brenda tetë ditësh, pranë Komisionit të Ankesave të ndërmarrjes.
Vendimet janë marrë më 11 gusht 2026, pas përfundimit të procedurave disiplinore të parapara me aktet e brendshme të Trepçës.