August 11, 2026
1 min read

Flamuri i UÇK-së vendoset në kishën ortodokse në Lipjan, policia: Personi ishte nën ndikimin e alkoolit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e vendosjes së dy flamujve në rrethojën e një kishe ortodokse në Lipjan, njëri me mbishkrimin UÇK dhe tjetri i Shqipërisë.

Rasti është raportuar më 10 gusht, rreth orës 21:00, pas njoftimit nga përgjegjësi i kishës. Policia më pas ka identifikuar dhe shoqëruar në stacion një person me inicialet D.M.

Gjatë trajtimit të rastit, policia ka konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, me 0.61 promilë.

Të nesërmen, në polici është shoqëruar edhe një person tjetër, me inicialet E.M., ndërsa për rastin janë njoftuar prokurorët kujdestarë.

Sipas Policisë, rasti është proceduar me Shënim Zyrtar, ndërsa hetimet dhe procedurat përkatëse kanë vazhduar.

Latest from Blog

Go toTop