August 11, 2026
1 min read

Ajvazi: Industria e qumështit po rrezikohet, “produktet lejohen të importohen, por jo të prodhohen në Kosovë”

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës, Kushtrim Ajvazi, ka ngritur shqetësime për gjendjen e industrisë vendore të qumështit, duke kritikuar vendimet e fundit institucionale.

Ajvazi ka thënë se është paradoksale që një produkt me përbërje të njëjtë mund të importohet në Kosovë, ndërsa prodhuesit vendorë nuk lejohen ta prodhojnë dhe eksportojnë atë.

Sipas tij, një qasje e tillë nuk dëmton vetëm sektorin e qumështit, por mund të krijojë probleme edhe për industri të tjera vendore.

“Ne vazhdimisht e kemi fjalën plot për prodhimin vendor, por në fakt jemi duke i rrënuar prodhimet vendore me sjelljet e fundit”, deklaroi Ajvazi.

Ai theksoi se Shoqata e Prodhuesve nuk është kundër importeve dhe as kontrolleve institucionale, por kërkoi që rregullat të jenë të barabarta për prodhuesit vendorë dhe produktet e importuara.

Ajvazi tha gjithashtu se institucionet duhet të fokusohen në krijimin e kushteve që prodhuesit kosovarë të depërtojnë më lehtë në tregjet evropiane dhe rajonale, veçanërisht sektori i qumështit dhe produktet me bazë shtazore.

Latest from Blog

Go toTop