Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ku një veturë ka goditur një objekt afarist.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka bërë të ditur se Policia është njoftuar për rastin rreth orës 13:50.
Sipas informatave fillestare, dyshohet se drejtuesi nuk e kishte siguruar automjetin me frenin e dorës, duke bërë që vetura të lëvizte dhe të përplasej në objektin afarist.
Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.
/Demantim News/