Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim senatoren amerikane Joni K. Ernst.
Senatorja Ernst shoqërohej nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, dhe Agjutanti i Përgjithshëm i Ajovës, Gjeneral Major Stephen Osborn.
Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale, të ardhmen dhe prioritetet e FSK-së, si dhe për rëndësinë e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara.
Palët kanë shkëmbyer qëndrime edhe për situatën e sigurisë dhe sfidat e përbashkëta në këtë fushë.
Jashari falënderoi senatoren Ernst për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës dhe FSK-së, duke theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të partneritetit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
/Demantim News/