Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Velipojë, pas shpërthimit aksidental të tubit të gazit të një mjeti lundrues.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 19:00, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Velipojë, derisa 39-vjeçari me inicialet E.N. po zbriste nga mjeti lundrues në pronësi të tij.
Si pasojë e shpërthimit, ai ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.
Për shkak të lëndimeve, 39-vjeçari është nisur më pas drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Grupi hetimor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të plota të incidentit.
/Demantim News/