August 11, 2026
1 min read

Kolona në kufi, pritje deri në gjysmë ore

Pritjet në disa pika kufitare të Kosovës kanë arritur deri në 30 minuta, sipas të dhënave të fundit për qarkullimin.

Situata më e ngarkuar paraqitet në Dheun e Bardhë, ku pritjet për hyrje dhe dalje janë rreth 30 minuta, ndërsa kolonat arrijnë deri në 150 metra.

Muçibabë, pritjet janë rreth 15 minuta në hyrje dhe deri në 25 minuta në dalje, me kolona deri në 150 metra.

Pritje ka edhe në Han të Elezit, ku në hyrje pritet rreth 5 minuta, ndërsa në dalje deri në 20 minuta. Kolona raportohet të jetë rreth 100 metra.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet kryesisht variojnë nga 2 deri në 15 minuta, ndërsa në disa prej tyre qarkullimi po zhvillohet pa kolona të theksuara.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop