August 11, 2026
1 min read

“Po përton ti hap vetë”, Faton Peci ndan para për derë automatike në hyrje të kabinetit

Komuna e Mitrovicës ka dhënë kontratë në vlerë prej 1,645 eurosh për furnizimin dhe montimin e një dere automatike në hyrje të kabinetit të kryetarit.

Sipas njoftimit për dhënien e kontratës, vlera e parashikuar për këtë tender ishte 1,800 euro, ndërsa kontrata i është dhënë kompanisë “BEHARI” SH.P.K. për 1,645 euro.

Në procedurën e prokurimit janë pranuar dy oferta, ndërsa kriteri për përzgjedhjen e fituesit ka qenë çmimi më i ulët.

Kontrata është dhënë më 5 gusht 2026, ndërsa nënshkrimi i saj ishte planifikuar për 11 gusht.

Sipas dokumentacionit të prokurimit, kontrata nuk parashihet të nënkontraktohet.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop