August 12, 2026
1 min read

IPK nis hetim për veprimet e disa zyrtarëve policorë

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur një hetim paraprak me iniciativë zyrtare, pas raportimeve dhe deklaratave publike lidhur me pretendimet e një qytetari me inicialet N. R. për tejkalim të autorizimeve nga disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Hetimi synon të verifikojë këto pretendime dhe të qartësojë rrethanat e rastit, përfshirë veprimet e zyrtarëve policorë gjatë një operacioni të zhvilluar në Dren të Zubin-Potokut.

IPK ka bërë të ditur se procesi do të zhvillohet pa paragjykim të rezultatit dhe se gjatë kësaj faze do të mblidhen e analizohen të gjitha informacionet dhe dëshmitë relevante.

Në kuadër të hetimeve, Inspektorati pritet të sigurojë dokumentacionin përkatës, të bashkëpunojë me institucionet relevante dhe të intervistojë personat që mund të kenë informacione për rastin.

IPK ka theksuar se çdo ankesë apo informacion që lidhet me sjelljen e zyrtarëve policorë trajtohet me seriozitet dhe në përputhje me kompetencat ligjore.

Latest from Blog

Go toTop