Një zjarr i përmasave të mëdha është përhapur në zonën e Daiasit, në rrethinat e Tiranës.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve zjarrfikëse. Në pamjet e publikuara nga mediat shqiptare shihet momenti kur zjarrfikësve u kërkohet të futen në automjete dhe të largohen për shkak të rrezikut.
Shqipëria po përballet gjatë ditës së sotme me disa vatra aktive zjarri.
Situatë e rënduar është raportuar edhe në lagjen “Abaze” të Krujës, ku është bërë evakuimi i banorëve pasi flakët kanë rrezikuar zonën e banuar.
Ekipet emergjente po vazhdojnë ndërhyrjet për vënien nën kontroll të zjarreve.
/Demantim News/