Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, duke bërë një krahasim me aksionet e opozitës gjatë viteve 2015-2016.
Sipas saj, veprimet e atëhershme opozitare ishin ndërmarrë për kauza që lidheshin me rendin kushtetues dhe integritetin e shtetit.
Kadaj-Bujupi kujtoi se deputetët opozitarë kishin përdorur edhe gaz lotsjellës për të pamundësuar votimin, por theksoi se nuk kishte pasur përplasje fizike me deputetët e mazhorancës.
“Aksioni politik është e kundërta e përplasjes fizike”, ka shkruar Kadaj-Bujupi.
Ajo ka vlerësuar se zhvillimet e sotme në Kuvend nuk mund të trajtohen me të njëjtin kriter si aksionet politike të asaj periudhe.
/Demantim News/