August 12, 2026
1 min read

Arrestohet i dyshuari për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj ish-kryeministrit dhe deputetit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Arrestimin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, i dyshuari është arrestuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Ndaj tij pritet të ndërmerren veprimet e mëtejshme procedurale në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Sipas raportimeve në media, i dyshuari është identifikuar si Skender Llugiqi.

Arrestimi vjen pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte autorizuar Policinë për identifikimin e të dyshuarit dhe ndërmarrjen e veprimeve urgjente lidhur me rastin.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop