Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar pas kërcënimit ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, duke dënuar gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet për dhunë.
Në reagim, OVL-UÇK thekson se kërcënimet publike për dhunë përbëjnë akte kriminale dhe cenojnë sigurinë publike dhe rendin kushtetues.
“Çdo kërcënim i tillë duhet të përballet me gjithë forcën e ligjit”, thuhet në reagim.
OVL-UÇK ka përgëzuar Policinë dhe Prokurorinë e Kosovës për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, duke kërkuar që rasti të trajtohet me vendosmëri edhe në procedurat e mëtejshme ligjore.
Sipas organizatës, tolerimi i kërcënimeve të tilla do të mund të krijonte një precedent të rrezikshëm dhe të inkurajonte veprime që cenojnë stabilitetin e vendit.
“Drejtësia duhet të veprojë me vendosmëri, t’i vërë shkelësit para përgjegjësisë dhe të shqiptojë dënimin që kërkon ligji”, përfundon reagimi.
/Demantim News/