Bedrie Berisha Rexhepi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj situatës politike dhe debatit publik në vend.
Ajo ka shprehur pakënaqësi për mënyrën se si, sipas saj, institucionet kryesore po përballen me çështje të rëndësishme, duke përmendur Kushtetutën, Presidentin, Kuvendin dhe Qeverinë.
Berisha Rexhepi ka kritikuar gjithashtu debatet e ashpra, gjuhën e urrejtjes dhe sjelljet që, sipas saj, po shfaqen në Kuvend dhe në hapësirën publike.
“Turp për krejt çka jemi duke parë. Turp që paaftësia, heshtja dhe mungesa e përgjegjësisë po na bëhen normale”, ka shkruar ajo, duke shprehur shqetësimin se një situatë e tillë po shndërrohet në përditshmëri.
