Policia ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Arrestimin e ka kryer Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se ndaj të dyshuarit do të ndërmerren veprimet e mëtejshme ligjore në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.
I dyshuari është identifikuar si Skender Llugiqi.