August 13, 2026
1 min read

Përplasje e fortë me policinë: Ganimete Musliu shpërthen pas tensioneve në Kuvend

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është përfshirë në një përplasje me pjesëtarë të sigurimit në hapësirat e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, pas tensioneve të krijuara një ditë më herët në Kuvend.

Musliu ka kritikuar ashpër veprimet e pjesëtarëve të sigurimit ndaj saj dhe deputetëve të tjerë të PDK-së, duke i cilësuar ato si të turpshme. Ajo ka kërkuar gjithashtu sqarime lidhur me urdhrat që, sipas saj, kanë çuar në ndërhyrjen e pjesëtarëve të sigurimit.

Gjatë përplasjes, Musliu është shprehur: “Duhet me ju rrah si Albini dikur, për të na respektuar!”

Përplasja ka ndodhur një ditë pas situatës së tensionuar në Kuvend, ku deputetë të PDK-së kanë pretenduar se pjesëtarë të sigurimit dhe të mbrojtjes së afërt kanë cenuar integritetin fizik të disa deputetëve.

Latest from Blog

Go toTop