October 2, 2025
1 min read

“Serbia tenton të regjistrojë çdo kazermë dhe institucion të sigurisë së Kosovës”

Dronë serbë dyshohet se kanë përshkuar hapësirën ajrore të Kosovës.

Murat Makolli thotë se Serbia tenton çdo herë të regjistrojë çdo pikë të kazermave ushtarake dhe të institucioneve të sigurisë së Kosovës.

“Këto lajme nuk më bëjnë të ndihem mirë, pasi këta dronë nuk duhet ta kalojnë hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës, e cila është nën mbikëqyrjen e KFOR-it. Serbia tenton çdo herë të regjistrojë çdo pikë të kazermave tona, apo institucioneve të sigurisë. KFOR-i mendoj që është përgjegjës për këto kalime që i ka bërë Serbia në hapësirën ajrore të Kosovës. Ka ardhur koha që kryeministri [në detyrë] ta thërras komandantit e KFOR-it dhe Këshillin e Sigurisë dhe ta diskutojnë këtë temë”, u shpreh Makolli në “Kosova Today”.

Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë, Fidair Berisha thotë se dronët serbë mbi qiellin e Kosovës, cenuan sigurinë ajrore të vendit.

“Ka tash e dy muaj që realisht dronët nga Serbia po hyjnë në këtë anë, e që kanë cenuar sigurinë ajrore.  Duhet bashkëpunim për të gjetur fillin e këtij zhvillimi”, u shpreh Berisha.

Latest from Blog

Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën

Ambasadori amerikan në NATO, Mathew Whitaker do të qëndrojë për vizitë në Kosovë sot dhe nesër. Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim sa i përket lëvizjes së eskortës së diplomatit
Go toTop