Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se takimi i sotëm i Grupit Parlamentar të kësaj partie është një mbledhje e zakonshme, ku do të diskutohen zhvillimet e fundit.
“Është takimi i grupit parlamentar, natyrisht për zhvillimet e fundit. Sapo të përfundojë takimi do të kemi deklaratë të përbashkët”, ka deklaruar Osmani.
E pyetur për mungesën e deputetëve të LDK-së një ditë më parë në Kuvend, në një kohë kur PDK-ja dhe Aleanca ishin të pranishme, Osmani ka thënë se deputetët e LDK-së kanë qenë në Kuvend.
Ajo ka theksuar se qëndrimi i partisë lidhet me mbrojtjen e Kushtetutës, ndërsa detajet e pozicionit të LDK-së do të bëhen publike pas përfundimit të mbledhjes.
“Çdo ditë jam në Kuvend. Çdo ditë jam në Kuvend. Edhe sot isha në Kuvend. Ne jemi në përkrahje të mbrojtjes së Kushtetutës, kurse qëndrimet më në detaje do t’i publikojmë sot menjëherë pasi të përfundojë takimi i grupit parlamentar”, ka thënë Osmani.