Një person është arrestuar në Jabllanicë të Vogël të Pejës, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:15, kur Policia e Kosovës është njoftuar për të shtënat.
Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes kanë hasur të dyshuarin. Gjatë kontrollit, atij i janë gjetur dhe sekuestruar një armë e tipit Sarsilmaz, një fishek, dy gëzhoja, dy karikatorë dhe leja e armës.
I dyshuari është arrestuar dhe është marrë në pyetje nga hetuesit policorë.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, personi është liruar dhe rasti do të vazhdojë të hetohet në procedurë të rregullt për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.