Një person është arrestuar në Jabllanicë të Vogël të Pejës, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu.
Rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 23:15, ndërsa njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Gjatë kontrollit, nga i dyshuari janë sekuestruar një armë e tipit Sarsilmaz, një fishek, dy gëzhoja, dy karikatorë dhe leja për armën.
Pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Policia ka përsëritur apelin për qytetarët që gjatë ahengjeve dhe festimeve të mos përdorin armë zjarri, duke paralajmëruar masa ndaj personave që i përdorin ato në mënyrë të kundërligjshme.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, apelon tek tё gjithё qytetarёt qё, gjatё organizimit tё ahengjeve dhe festimeve tё tjera, tё pёrmbahen nga pёrdorimi i armёve, Policia e Kosovёs do tё ndёrmarrё masa ndaj tё gjithё atyre qё pёrdorin armё nё menyyrё tё kundёrligjshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.