August 13, 2026
1 min read

Gjini: Qëndrim i drejtë i LDK-së që të mos bashkëqeverisë me Kurtin

Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka përshëndetur qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrë pjesë në një qeverisje me Albin Kurtin.

Përmes një postimi në rrjetet socila,e Gjini ka shkruar se ky qëndrim i LDK-së është “i drejtë dhe parimor”, ndërsa ka akuzuar Kurtin dhe partinë e tij për, siç është shprehur, ‘lojë të pandershme’.

Sipas tij, Kurti synon kontroll të plotë mbi institucionet dhe shtetin, raporton IndeksOnline.

“Kosova nuk guxon të kontrollohet nga një njeri”, ka shkruar Gjini.

Latest from Blog

Go toTop