August 14, 2026
1 min read

Policia e Kosovës ndërpret kontratën e Arben Visoqit, zbardhen arsyet e largimit

Policia e Kosovës ka reaguar zyrtarisht pas largimit nga puna të togerit policor A.V., Arben Visoqit, i cili është dhëndër i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Përmes një komunikate, Policia ka njoftuar se marrëdhënia e tij e punës është ndërprerë për shkak të shkeljeve të përsëritura disiplinore.

Sipas Policisë, ndaj Visoqit janë iniciuar gjithsej 15 raste disiplinore – 13 në nivel qendror dhe dy në nivel rajonal.

Tre prej rasteve lidhen me shkrime dhe komente në rrjetet sociale, për të cilat ndaj tij janë shqiptuar masa disiplinore, përfshirë edhe ndalesa në pagë. Pas përsëritjes së shkeljeve, masa e fundit ka qenë ndërprerja e marrëdhënies së punës.

Policia thekson se veprimet e zyrtarit kanë qenë në kundërshtim me rregullat disiplinore dhe, sipas institucionit, kanë dëmtuar imazhin e Policisë së Kosovës.

Megjithatë, palëve u është lënë mundësia që të ankohen ndaj vendimit në gjykatën kompetente.

Latest from Blog

Go toTop