October 2, 2025
1 min read

Kurti: Karrigen e nënkryetarit serb nuk është duke e zënë askush, votimi për Emilja Rexhepin s’mund të anulohet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se e konsideron humbje kohe që Kuvendi i Kosovës nuk po funksionon.

Ai ka shtuar se karrigen e nënkryetarit serb nuk është duke e zënë askush.

Sipas Kurtit, votimi për Emilja Rexhepin nuk mund të anulohet.

Ai tha se i propozuari nga Lista Serbe mori 10 vota, e Nenad Rashiqi 56 sosh.

“Konsideroj që është humbje kohe dhe dëm që nuk po funksionon Kuvendi i Kosovës. Kuvendi e ka zgjedhur kryetarin, Dimal Bashën, i ka zgjedhur katër nënkryetarët, Albulena Haxhiun, Vlora Çitakun, Kujtim Shalën dhe Emilja Rexhepin, askush nuk është duke e zënë karrigen e zbrazët për nënkryetarin nga komuniteti serb. Është dashur që të vazhdojë puna e Kuvendit sepse shteti i Kosovës nuk ka kohë për të humbur.  Emilja Rexhepi është nënkryetare e Kuvendit, nuk mundet votimi për Emilja Rexhepin të anulohet. Prandaj ne kemi ngelur vetëm te nënkryetari i fundit nga komuniteti serb. Por mos harroni, nuk janë serbë vetëm ata të Listës Serbe, serb është edhe Nenad Rashiq. Në njërën anë përfaqësuesi i Listës Serbe i mori vetëm 10 vota, e Nenad Rashiq 56. Vetëm pesë vota t’ia jepnin këta 52 që janë të opozitës, sot nuk ishim duke i bërë këto pyetje dhe këto përgjigje”, tha ai.

Latest from Blog

Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën

Ambasadori amerikan në NATO, Mathew Whitaker do të qëndrojë për vizitë në Kosovë sot dhe nesër. Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim sa i përket lëvizjes së eskortës së diplomatit
Go toTop