August 15, 2026
1 min read

Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Një shtetas kosovar është ekstraduar më 15 gusht nga Kroacia në Kosovë, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë në Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

I ekstraduari dyshohet se është i përfshirë në veprën penale “Dhunimi”.

Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse policore për procedura të mëtejshme ligjore.

Latest from Blog

Go toTop