August 15, 2026
1 min read

Berisha për zjarret në Shqipëri: Synimi është hapja e trojeve për ndërtime

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për valën e zjarreve që ka përfshirë Shqipërinë, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë interesa të lidhura me ndërtimet.

Gjatë një komunikimi me gazetarët këtë të shtunë, Berisha u pyet nëse zjarret mund të jenë të qëllimshme për t’u hapur rrugë investimeve dhe resorteve.

“Në fakt, në tërësi zjarret po i shkakton betoni dhe padyshim që ato kanë vetëm një synim, të hapin troje për beton”, deklaroi Berisha.

Ai përmendi edhe zjarrin pranë televizionit publik shqiptar, duke pretenduar se edhe në atë zonë mund të ketë interesa ndërtimore.

“Nuk ka dyshim se zjarret janë të diktuara nga betoni”, tha Berisha.

Berisha nuk paraqiti prova konkrete për pretendimin se zjarret janë shkaktuar qëllimisht për t’u hapur rrugë ndërtimeve.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop