Shoqëria aksionare “Trepça” ka njoftuar se Miniera e Artanës po vazhdon me investime dhe punime konkrete për zhvillimin e infrastrukturës minerare, pas rezultateve të arritura gjatë vitit 2026.
Në fokus të punimeve është rivitalizimi i Horizontit VI, projekt që synon krijimin e kushteve për shfrytëzimin e mëtejshëm të rezervave minerare.
Sipas Trepçës, deri më tani janë pastruar rreth 918 metra të korridorit kryesor, ndërsa në segmentet e nevojshme janë kryer edhe punime për përforcimin dhe sigurimin e galerive.
Punimet po vazhdojnë në drejtim të Trupit Xeheror 1, ku vlerësohet se ndodhen rreth 600 mijë tonë xehe, me potencial ekonomik indikativ prej rreth 53.1 milionë eurosh.
“Punimet po vazhdojnë drejt Trupit Xeheror 1, me rreth 600,000 ton xehe […] dhe Oxhaqeve 601 dhe 603”, ka bërë të ditur Trepça.
Sipas ndërmarrjes, projekti synon rritjen e kapaciteteve, shfrytëzimin më efikas të infrastrukturës ekzistuese dhe zgjatjen e perspektivës së funksionimit të Minierës së Artanës.
/Demantim News/