August 15, 2026
1 min read

Takimi i Haxhiut për presidentin: Kurti konfirmon pjesëmarrjen, PDK dhe Aleanca refuzojnë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar partitë politike në një takim të martën në orën 09:00, për të diskutuar çështjen e presidentit dhe gjetjen e një zgjidhjeje për formimin e institucioneve.

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim. Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, ka bërë të ditur se kryetari i partisë, Albin Kurti, do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës.

“Po, Lëvizja Vetëvendosje do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga u.d. presidentja Albulena Haxhiu”, ka deklaruar Manxhuka.

Ndryshe nga LVV-ja, PDK-ja dhe Aleanca e kanë refuzuar ftesën.

Aleanca e ka cilësuar takimin si “lojë”, duke akuzuar Haxhiun dhe Kurtin se synojnë të gjejnë fajtor për një vendim që, sipas tyre, tashmë e kanë marrë.

Edhe PDK-ja e ka cilësuar ftesën si tentativë për manipulim. Deputeti Uran Ismaili ka kërkuar që në vend të takimit për presidentin, kryesuesi Avni Dehari ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive.

Ndërkohë, LDK-ja ende nuk ka bërë të ditur nëse do të marrë pjesë ose jo në takim.

Përplasja mes partive vjen në kohën kur Kuvendi ende nuk është konstituuar dhe institucionet e reja nuk janë formuar, ndërsa çështja e zgjedhjes së presidentit është kthyer në një tjetër pikë përplasjeje politike.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop