August 15, 2026
1 min read

Trafikim armësh nga Kosova drejt Shqipërisë, dy të arrestuar – sekuestrohen 3 pistoleta

Një operacion kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë është finalizuar në Maminas, duke çuar në arrestimin e dy personave.

Në kuadër të operacionit të koduar “Hallkat”, Policia ka sekuestruar 3 pistoleta, 34 fishekë luftarakë, një automjet dhe një armë të ftohtë.

Në flagrancë është arrestuar M.B., 34 vjeç, nga Kukësi, i cili dyshohet se po transportonte armët me automjet. Ai dyshohet për trafikim të armëve dhe municionit, si dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Në pranga ka përfunduar edhe pasagjerja D.N., 39 vjeç, banuese në Prizren, nën dyshimin për “Moskallëzim të krimit”.

Sipas dyshimeve të autoriteteve, armët ishin trafikuar nga Kosova dhe synohej t’u shiteshin grupeve kriminale.

Gjatë kontrollit në banesën e 34-vjeçarit është sekuestruar edhe një armë e ftohtë – dorezë hekuri.

Materialet e rastit i janë referuar Prokurorisë për procedura të mëtejshme.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop