August 17, 2026
1 min read

152 lindje në QKUK brenda një jave, mes tyre edhe 5 çifte binjakësh

Një javë plot me lajme të gëzueshme në Gjinekologjinë e QKUK-së, ku 152 nëna kanë sjellë në jetë foshnjat e tyre.

Prej tyre, 90 lindje kanë qenë natyrale, ndërsa 62 janë kryer me operacion cezarian.

Ajo që bie veçanërisht në sy janë 5 lindje me binjakë, duke bërë që në total gjatë kësaj jave të lindin 157 foshnja.

Mes tyre janë 85 djem dhe 72 vajza.

QKUK ka bërë të ditur se Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës vazhdon të ofrojë kujdes profesional për nënat dhe të porsalindurit.

Latest from Blog

Go toTop