August 17, 2026
1 min read

Tragjedi në Surkish të Podujevës: Dy vëllezër humbin jetën në aksident

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së dielës fshatin Surkish të Podujevës, ku dy vëllezër kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.

Rasti ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa për pasojat fatale të aksidentit janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, ka konfirmuar se dy personat që kanë humbur jetën në këtë aksident janë H.M. dhe B.M.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë lidhur me personat të cilët kanë humbur jetën në një aksident në Podujevë H.M dhe B.M”, ka deklaruar Shala.

Sipas të dhënave të bëra publike, viktimat janë H. Matarova dhe B. Matarova, të cilët ishin vëllezër.

Ndërkohë, lidhur me rastin, një person është ndaluar nga autoritetet për 48 orë, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.

Latest from Blog

Go toTop