August 17, 2026
1 min read

Zemaj ngre alarmin për pacientët me kancer: “Qindra prej tyre po i blejnë vetë barnat për terapi”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar ashpër mënyrën se si po menaxhohet sektori i shëndetësisë, duke ngritur shqetësime për mungesën e barnave për pacientët që po trajtohen nga sëmundjet e rënda.

Zemaj ka deklaruar se qindra pacientë të prekur nga kanceri po përballen me mungesë të barnave dhe, për këtë arsye, po detyrohen t’i sigurojnë vetë medikamentet që u nevojiten për terapinë.

Sipas tij, kjo situatë po ndodh pavarësisht faktit se për furnizimin me barna janë shpenzuar miliona euro përmes procedurave tenderuese.

“E kemi thënë vazhdimisht se ka para më shumë, por ka monopol të madh, nga i cili ka fitime të mëdha për kompani të veçanta farmaceutike të lidhura me pushtetin, direkt me udhëheqës në MSh, e ish vartës të këtij sektori jetik, ndërsa për pacientët ka shumë më pak barna dhe, sigurisht, kjo është barrë e rëndë për familjet e tyre e gjepin e varfër të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Zemaj.

Deputeti ka vlerësuar se mungesa e barnave po krijon një ngarkesë të madhe financiare për familjet e pacientëve, të cilat duhet të përballojnë shpenzime shtesë për trajtimet mjekësore.

Në reagimin e tij, Zemaj ka lidhur këtë çështje edhe me funksionimin e institucioneve dhe mbikëqyrjen parlamentare.

Ai ka pretenduar se kjo është një prej arsyeve përse shumica parlamentare, sipas tij, nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit, pasi nuk dëshiron mbikëqyrje mbi mënyrën se si po menaxhohet sektori i shëndetësisë dhe as llogaridhënie për vendimet e marra.

Latest from Blog

Go toTop