August 17, 2026
1 min read

Dhimbje e madhe në Podujevë: Sot përcillen në banesën e fundit dy vëllezërit që humbën jetën në Surkish

Dy vëllezërit, Hajdar dhe Bujar Matarova, të cilët humbën jetën mbrëmjen e kaluar në një aksident tragjik në fshatin Surkish të Podujevës, do të varrosen sot.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 19:00 në fshatin Dumnicë të Komunës së Podujevës.

Familjarët, të afërmit dhe qytetarët do t’u japin lamtumirën e fundit dy vëllezërve në vendin e njohur si “Lisi i Sheqës”, ku do të zhvillohet ceremonia mortore.

Humbja e tyre e papritur ka tronditur familjen dhe komunitetin, ndërsa sot ata do të përcillen për në banesën e fundit.

Latest from Blog

Go toTop