Një rast i mosdeklarimit të një shume të madhe parash është parandaluar dje në Pikëkalimin Kufitar Dheu i Bardhë, ku gjatë kontrollit të një autobusi ndërkombëtar janë zbuluar 100 mijë euro të padeklaruara.
Gjatë kontrollit të detajuar të autobusit, autoritetet kanë gjetur shumën prej 100,000 eurosh, e cila ishte e ndarë në 500 kartëmonedha nga 200 euro.
Sipas të dhënave të bëra të ditura, kjo shumë nuk ishte deklaruar sipas procedurave të detyrueshme që parashihen për transportimin e mjeteve monetare.
Autobusi në të cilin u gjetën paratë i përkiste kompanisë së transportit ndërkombëtar Barileva Turist.
Pas zbulimit, mjetet monetare janë sekuestruar nga autoritetet, ndërsa ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore.
Rasti është duke u trajtuar nga institucionet kompetente, ndërsa autoritetet kanë ndërmarrë masat e parapara lidhur me shumën e padeklaruar.