Sot, më 17 gusht, do të varroset Haxhi Gojnovci, punëtori i KEK-ut i cili humbi jetën tragjikisht një ditë më parë, teksa ndodhej në vendin e tij të punës.
Ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 19:00 në fshatin Grabofc, ku familjarët, të afërmit, kolegët dhe miqtë do t’i japin lamtumirën e fundit.
Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe Sindikata e Re – KEK, e cila ka shprehur dhimbjen për humbjen e punëtorit.
“Haxhiu u nda nga jeta në krye të detyrës, në vendin e tij të punës, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën”, është bërë e ditur në njoftimin e sindikatës.
Vdekja tragjike e Gojnovcit ka prekur rëndë familjarët dhe kolegët e tij, ndërsa sot ai do të përcillet për në banesën e fundit në Grabofc.