August 18, 2026
1 min read

E rrallë në Mitrovicë: Foshnja lind natyrshëm me peshë mbi 5 kilogramë

Një lindje e veçantë është regjistruar në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ku një foshnjë ka ardhur në jetë përmes lindjes natyrale me peshë 5 kilogramë e 50 gramë.

Foshnja ka qenë e gjatë 65 centimetra, ndërsa stafi mjekësor e ka cilësuar rastin si të veçantë.

Sipas spitalit, lindja është realizuar me sukses falë kujdesit dhe angazhimit të mjekëve, mamive dhe infermiereve që kanë qenë pranë nënës gjatë gjithë procesit.

Për institucionin, kjo lindje është një tjetër dëshmi e punës dhe përkushtimit të stafit shëndetësor.

Në fund, spitali ka uruar nënën dhe familjen, ndërsa foshnjës i ka dëshiruar shëndet dhe jetë të gjatë.

Latest from Blog

Go toTop