Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka zhvilluar një takim me ushtruesen e detyrës së shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova.
Gjatë takimit është diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet KFOR-it dhe Zyrës së BE-së.
Në këtë takim, Ulutash ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm mes dy institucioneve, duke theksuar rëndësinë e koordinimit për çështjet që lidhen me sigurinë në vend.