August 18, 2026
1 min read

Pa kolona të gjata në kufi, ja ku po pritet më shumë

Situata në pikat kufitare të Kosovës paraqitet përgjithësisht e qetë, me pritje relativisht të shkurtra dhe pa kolona të gjata të automjeteve.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në Jarinje, ku automjetet në dalje nga Kosova po presin rreth 20 deri në 25 minuta.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, koha e pritjes në dalje është afërsisht 20 minuta, ndërsa kolona e automjeteve shtrihet deri në 50 metra.

Ndërkohë, në Merdare pritjet në dalje janë nga 5 deri në 10 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi paraqitet edhe më i lehtë, me kohë pritjeje që kryesisht varion nga 2 deri në 5 minuta.

Të dhënat janë përditësuar në orën 17:33.

Latest from Blog

Go toTop