Emri i profesorit universitar, Ibrahim Berisha, u përmend si një nga emrat e mundshëm të propozuar për president mes takimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.
Berisha këtij propozimi iu është përgjigjur në mënyrë “indirekte”.
Profesori universitar ka bërë të ditur se sot kanë dale ekzemplarët e tij të librit të tij “Rrëfimi i Pendimit”, ku do të mbeten fokusi i tij i vetëm.
“Sot dolën ekzemplarët e parë të librit tim të ri, tri novela: “Rrëfimi i pendimit”. Komunikimi, kultura dhe letërsia kanë qenë dhe mbeten fokus i vetëm ku do të vazhdoj të përqëndrohem”, ka deklaruar ai.
Gazetari Leonard Kerquki ka thënë se në diskutimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e presidentit po qarkullojnë dy emra: Ibrahim Berisha dhe Iljaz Ramajli.
Përveç Berishës dhe Ramajlit, pjesë e diskutimeve për postin e presidentit, sipas Kerqukit, kanë qenë edhe emri i ish-ministrit të Shëndetësisë, Haki Demolli, si dhe ish-presidentit Fatmir Sejdiu.