Në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj është zhvilluar një takim zyrtar ndërmjet Drejtorit Rajonal të Policisë, Nënkolonel Faton Pllana dhe Kolonelit Lorenzo Mangia, Komandant i KFOR-it Italian – Rajoni Perëndim.
Gjatë takimit, Drejtori Pllana e informoi Kolonelin Mangia dhe stafin e tij për situatën e sigurisë në rajon, të cilën e vlerësoi si të qetë dhe nën kontroll të policisë, duke krijuar kështu një ambient të sigurt për qytetarët.
Ai gjithashtu paraqiti masat konkrete që Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së fushatës elektorale dhe procesit zgjedhor.