Aleanca ka paralajmëruar se nesër do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, lidhur me ato që partia i cilëson si “vendime antikushtetuese të Qeverisë në detyrë”.
Sipas njoftimit të partisë, dorëzimi i kallëzimit penal do të bëhet në ambientet e Prokurorisë Speciale, me fillim nga ora 09:30.
Aleanca nuk ka dhënë detaje të tjera se cilat vendime konkrete të Qeverisë përfshihen në kallëzimin penal.
Pas dorëzimit të kallëzimit, përfaqësuesit e partisë kanë paralajmëruar edhe një deklarim për media, ku pritet të japin më shumë hollësi lidhur me pretendimet e tyre.
/Demantim News/