August 26, 2026
1 min read

Kurti para takimit me Abdixhikun: Të shmangim zgjedhjet, emrat nuk bëhen publikë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës për takimin e radhës me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Para nisjes së takimit, Kurti është deklaruar shkurt për media, duke thënë se synimi i bisedimeve është gjetja e një zgjidhjeje që do të mundësonte shmangien e zgjedhjeve.

Ai ka theksuar se deri në arritjen e një marrëveshjeje duhet të ruhet konfidencialiteti lidhur me diskutimet, përfshirë edhe emrat e mundshëm për postin e Presidentit.

“Po i vazhdojmë takimet dhe të evitojmë zgjedhjet. Deri kur të kemi marrëveshje, na duhet të ruajmë konfidencialitetin. Unë gjithmonë pres më të mirën. Andaj, me vullnet të mirë po shkoj në mbledhje sot”, ka deklaruar Kurti.

Takimi mes dy liderëve zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje politike për zgjedhjen e Presidentit dhe për të shmangur një tjetër proces zgjedhor.

Latest from Blog

Go toTop