October 2, 2025
1 min read

Hajrulla Çeku refuzon debatin e së hënës me kundërkandidatët

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka refuzuar debatin me kundërshtarët e tij politikë. Më 6 tetor, të hënën, në Klan Kosova ishte planifikuar përballja, por që Çeku ka ikur nga ballafaqimi.

 “Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk merr pjesë në debatet e TV Klan Kosova. Ne e kemi konfirmuar pjesëmarrjen në TV Dukagjini, në 2 debate, në KTV, në Kanal 10 si dhe në Radiotelevizionin publik. Çdo njoftim tjetër është spekulim”, shkroi zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, në Facebook.

Nga ky televizion para pak ditësh kishin paralajmëruar se asnjëri nga të ftuarit që kandidojnë për të parin e kryeqytetit nuk e ka refuzuar debatin. Por që rrugës, gjërat ndryshuan.

Latest from Blog

Go toTop