October 15, 2026
1 min read

SHBA paralajmëron për situatën në Tiranë: Protestat përshkallëzohen, përdoren mjete ndezëse

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar pas incidenteve të dhunshme të regjistruara të enjten, duke paralajmëruar se protesta të tjera mund të mbahen edhe në ditët në vijim.

Sipas njoftimit të ambasadës, demonstratat që nisën në Rrugën e Durrësit, pranë Sheshit Skënderbej, dhe u shtrinë në zonat përreth institucioneve qeveritare, kanë degjeneruar në përplasje të dhunshme. Gjatë tyre raportohet për përdorimin e mjeteve ndezëse, hedhjen e gurëve dhe dëmtimin e pronës publike e private.

Për shkak të situatës, personelit diplomatik amerikan i është rekomanduar të shmangë zonat ku zhvillohen protestat.

Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të vënë sigurinë personale në plan të parë dhe të informohen vazhdimisht për zhvillimet. Gjithashtu, këshillohet respektimi i udhëzimeve të autoriteteve vendore.

Sipas paralajmërimit, protestat mund të përhapen edhe në rrugët përreth, duke shkaktuar prani më të madhe policore, vështirësi në qarkullim, devijime të trafikut dhe bllokime të rrugëve.

Rekomandimet për sigurinë

Për të shmangur rreziqet e mundshme, qytetarëve u këshillohet të mos afrohen në zonat ku zhvillohen demonstratat dhe të jenë të vëmendshëm ndaj mjedisit përreth. Gjithashtu, rekomandohet kufizimi i shpërqendrimeve në hapësirat publike, përfshirë përdorimin e telefonit ose kufjeve.

Qytetarët këshillohen të ndjekin informacionet më të fundit në mediat lokale, të kenë një plan për largim të shpejtë në rast emergjence dhe të shmangin veprimet që mund të tërheqin vëmendje të panevojshme.

Latest from Blog

Go toTop